Deputeti i PDK’së “i bie” violinës derisa Mimoza Kusari mbante fjalim në Kuvend.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka marrë vëmendje me një veprim që ka bërë gjatë seancës së sotme të Kuvendit.
Derisa Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëveendosjes, Mimoza Kusari-Lila po fliste në foltore, Kastrati është parë duke bërë me gjeste sikur po i bie violinës, raporton Express.
I njëjti më pas i përshëndet kolegët dhe duket sikur niset për të dalë jashtë sallës.