Ardian Kastrati: Mimoza pa integritet politik, nuk e ka asnjë autobus votues

18:50 | 21 Korrik 2023
ardian-kastrati:-mimoza-pa-integritet-politik,-nuk-e-ka-asnje-autobus-votues


Javën e kaluar janë publikuar një seri audi incizimesh të bisedës së Shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavo Simiq nga Lista Serbe.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati thotë se Kusari-Lila është pa integritet politikë.

Ai tha se Kusari-Lila me subjektin e vet “Alternativa” nuk e ka asnjë autobus votues.

“Unë nuk merrem me Mimozën, ajo për mua është një person pa integritet politik, ajo s’ka identitet politikë, ka shëtitë nëpër pesë parti, duke qenë zëdhënëse e të ndjerit Bajram Rexhepit e PDK-së, pastaj në LDK, pastaj në VV, me atë subjektin e vet “Alternativa” që nuk ka asnjë autobusë votues”, deklaroi ai për Front Online.

Komento: