Ardiana Matoshi i futet garës për deputete, është pjesë e listës së kësaj partie politike

19:15 | 16 Janar 2021

Adriana Matoshi konfirmon se i është futur garës për deputete.

Është publikuar sot (e shtunë) lista e 110 emrave kandidues të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pjesë e listave janë emra të njohur nga fusha të ndryshme, deputetë aktualë por duket se ka edhe disa emra të rinj.

Mes këtyre të rinjve, me numër 60 figuron edhe emri i aktores së njohur shqiptare Adriana Matoshi – gjë e cila ka befasuar publikun, pasi deri më tash nuk ishte parë ndonjë aderim i saj publik në këtë parti

E kontaktuar nga Telegrafi, Adriana ka konfirmuar se është e vërtetë që po i futet rrugës për të garuar për një nga ulëset në Kuvendin e Kosovës.

“Po, është e vërtetë, është edhe emri im aty. Për momentin nuk dëshiroj të flas më gjerë, megjithatë konfirmoj se jam pjesë e listës garuese të Vetëvendosjes”, ka thënë shkurt për Telegrafin, Adriana Matoshi.

Përndryshe, ndër emrat tjerë të rinj që i janë bashkuar këtij subjetki dhe garojnë për herë të parë me VV-në janë Vasfije Krasniqi Goodman dhe babai i Astrit Deharit, Avni Dehari.

Adriana Matoshi është e njohur për shumë role filmike e teatrale si dhe çmime të shumta ndërkombëtare, në sajë të karrierës së saj të suksesshme në aktrim.

Komento: