Argjentina është një prej vendeve që prodhon mishin më të mirë në botë.
Mishi, pothuajse asnjëherë nuk mungon në tavolinat e ushqimit të popullit argjentinas.
E ky ushqim nuk do tu mungojë futbollistëve të Lionel Scalonit as në Katar, për gjatë kampionatit botëror.
Messi me shokë në Lindjen e Mesme kanë transportuar plotë 3.5 ton mish si dhe katër skara të mëdha.
“Barbekjutë krijojnë një atmosferë bashkimi dhe rritë kimin mes futbollistëve. Ne e dashurojmë mishin, është pjesë e kulturës tonë”, ka deklaruar përzgjedhësi Scaloni.
Një nga skuadrat e tjera të Botërorit që e ka shumë të dashur mishin është edhe Uruguai, që ka vendosur të transportojë 900 kilogramë në Katar.