Argjentina mposht Poloninë, por kualifikohen të dyja.
Argjentina dhe Polonia janë dy ekipet që janë kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Argjentina mposhti Poloninë me rezultat 2:0, por përkundër humbjes, Polonia gjithashtu e gjeti kualifikimin tutje.
Messi e humbi penalltinë në minutën e 39-të të ndeshjes.
Mac Allister shënoi në minutën e 46-të, kurse Julian Alvarez në të 67-tën për fitoren e madhe të argjentinasve.
Me këtë fitore, Argjentina kualifikohet si e para në grupin C me gjashtë pikë.
E dyta është Polonia me katër pikë, kurse Meksika mbetet jashtë, përkundër që ka barabartë pikë me Poloninë.
Meksika e mposhti 2:1 Arabinë Saudite, por iu nevojit të paktën edhe një gol tjetër për t’u kualifikuar.
E fundit në grup mbetet Arabia Saudite me tri pikë.