Argjentinasit me rregulla të çuditshme për ndeshjet e futbollit gjatë koronavirusit

21:16 | 07 April 2020

Koronavirusi ka bërë që shumë aktivitete sportive të anulohen.

Futbolli është pezulluar në pjesën më të madhe të botës shkaku i COVID-19.

Shumica e lojtarëve të futbollit po kalojnë kohën në izolim, dhe drejtuesit e ligave po shohin mundësitë për përfundimin e tyre.

Një ide e çuditshme është prezantuar në Argjentinë, vend që po shqyrton mundësitë se si të fillojë sezonin e ri.

Në Argjentinë kanë shkuar aq larg, sa dëshirojnë edhe të ndryshojnë rregullat e futbollit.

Në propozimin e tyre, është thënë që ndeshjet të luhen pa tifozë, ndërsa goditjet nga këndi dhe gjuajtjet e lira të mos vlejnë, për të mos lënë grumbullimin e lojtarëve afër zonës së rreptësisë.

Komento: