Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Argjentinë – Meksikë.
Argjentina dhe Meksika janë ndarë baras, pas pjesës së parë, në ndeshjen e grupeve për Botëror.
45 minutat e parë u konkretizuan me një ndeshje të zbehtë nga të dy kombëtaret.
Alexis Vega kishte mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi Meksikën, pasi gjuajti mirë nga goditja e dënimit, por në vend ishte portieri argjentinas, Emiliano Martinez.
Vlen të përmendet që meksikanët po tregohen mjaft të ashpër në duelet me kundërshtarët e tyre.
Kjo ndeshja ka rëndësi të madhe për të dy ekipet, andaj pritet të ketë gola në pjesën e dytë.
Mbetet të shihet se si do jetë epilogu final i këtij takimi.