Ariana befason të gjithë me fotografinë e publikuar nga pushimet në Turqi

11:59 | 13 Shtator 2020

Ariana Fejzullahu është një emër tejet i përfolur në publikun e medieve rozë.

Ndonëse u bë e njohur për publikun si gruaja e Ermal Fejzullahut, ajo tani famën e madhe po e arrin vetë me pamjen e saj.

Ajo njihet me veshjen e saj plot stil dhe gjithmonë elegante, përcjell ORAinfo.

Ariana e shoqëruar nga Ermali dhe fëmijët e tyre këto ditë po i kalojnë pushimet në bregdetin turk.
E Ariana ka befasuar me postimin e fundit.

Ajo shfaqet e ulur në mes të livadhit. Duket se Ariana është mërzitur nga qëndrimi i gjatë në bregdet, tani po i pëlqen me shumë qëndrimi në natyrë. /ORAinfo/

Komento: