Ariana është gruaja e Ermal Fejzullahut.
Tashmë është bërë zakon që gratë e këngëtarëve shqiptar të inkuadrohen në shoqërinë e burrave të tyre, shkruan “Kosovarja”.
Përveç Lules bashkëshortes së Medës, tashmë edhe Ariana bashkëshortja e Ermal Fejzullahut ka krijuar kontakte të mira dhe shoqëri me disa nga këngëtaret e estradës.
Ariana, përveç që e shoqëron Ermalin në koncerte të ndryshme, ajo këtë mundësi e ka shfrytëzuar edhe për të krijuar kontakte të mira me kolegët e bashkëshortit.
E kemi parë me Kiden në Turqi teksa kanë kaluar kohë bashkë, e ka ndarë imazhe me njëra tjetrën.
Kurse në imazhin e fundit ajo shihet me këngëtaren e njohur të muzikës popullore Teuta Selimin.
Ato duken shumë të afërta me njëra tjetrën, derisa kanë pozuar bashkë. Elegante dhe me stil duken padyshim që të dyja.