Ariana Fejzullahu u bë e njohur në publik si gruaja e këngëtarit, Ermal Fejzullahut.
Janë paraqitjet e saj plot stil ato që e bëjnë të jetë përherë në vëmendje të publikut dhe medieve rozë, përcjell ORAinfo.
Ariana dhe Ermali tani janë në pritje për t’u bërë prindër për herë të katërt.
Duke qenë shumë aktive në rrjete sociale, sot Ariana ka publikuar një foto nga pushimet ku shfaqet shumë e lumtur.
Ajo që ka rënë në sy është se Ariana në disa foto është shfaqur me fustanin e njëjtë. /ORAinfo/