Ariana publikon foto me vajzën e saj, ja paska ‘këputur kokën’ mamit!

11:56 | 17 Tetor 2022

Ariana Fejzullahu, është njëra nga emrat më të komentuat të show-bizit.

Që kur ajo u martua me këngëtarin e njohur, Ermal Fejzullahu, Ariana gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes, shkruan ORAinfo.

Ani pse është nënë e katër fëmijëve, Ariana gëzon forma shumë të mira dhe hiret e saj shpesh i poston në rrjetet sociale.

Duke qenë e përkushtuar rreth fëmijëve, ajo nuk mungon edhe me poza të shumta bashkë me ta.

Në fotografinë e fundit, Ariana shihet se bashku me vajzën duke treguar që është kopje si ajo.

‘Copy paste’, e ka përshkruar foton Ariana. /ORAinfo/

Komento: