Ariana tregon “ashiqare” se kë do ta votojë

19:38 | 01 Tetor 2019

Ariana Fejzullahu, ka treguar se kënd do të votojë.

Zgjedhjet po afrohen dhe emrat e shoubizit vetëm se kanë filluar të tregojnë simpatitë për kandidatët përkatës.

Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana, është emri i fundit e cila ka treguar cila është kandidatja e cila do votoj në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në një postim të ndarë në llogarinë e saj në Instagram, ka ndarë një foto të kandidates nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshit e cila që nga viti 2007 është udhëheqëse e njësisë për marrëdhënie Ndërkombëtare.

Lëmë anash politikën, Ariana javën që shkoi solli në jetë edhe bijën e tretë të cilën e pagëzoi me emrin Ana.

Komento: