Ariana e kombinon grimin me veshje.
Ariana Fejzullahu është një nga nuset e estradës më të përfolura nga mediet rozë.
Duke qenë edhe blogere e njohur, tashmë ka arritur të marrë famë të madhe duke qenë e njohur nga publiku shqiptar, shkruan Kosovarja.
Ditët e izolimit ajo bashkë me familjen i kaloj në Brezovicë duke ndarë momente të bukura nga ambienti i tyre përrallor.
Në fazën e dytë të lirimit të masave nga ministria, edhe blogerja i shfrytëzoj duke ‘investuar’ më shumë tek vetja.
Në një imazh të publikuar nga një sallon bukurie, duke u kombinuar si gjithmonë me grim e veshje unike Ariana duket e veçantë dhe bombastike.