Ariani ishte djal ‘hasreti’ i Nexhat Dacit, ai humbi birin e vetëm – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ariani ishte djal ‘hasreti’ i Nexhat Dacit, ai humbi birin e vetëm

21:15 | 26 Janar 2019

Të gjithë janë shokuar me humbjen e jetës së djalit të akademikut,Nexhat Dacit, Arianit

Pas humbjes së jetës së Arian Dacit, e ka kujtuar edhe poetja, Naime Beqiraj.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se Ariani ishte djali i vetëm i familjes Daci, derisa e ka kujtuar edhe kohën kur kishte banuar në shtëpinë e babait të Arianit, Nexhat Dacit.

Shënimi i plotë:

I qetë, i edukuar, djalë hasreti të cilit as zëri nuk i ndihej në shtêpinë e madhe katërkatëshe në Velani.

Arian Daci ishte vetëm 11 vjeç kur prindët e tij Akad. Nexhat Daci dhe zonja Zinete Daci më kishin zgjedhur (me propozim të Bekim Lumit) të banoja në shtëpinë e tyre. Ishte viti 1990 dhe kur i larguan studentët nga konviktet dhe qytetarët e Prishtinës i kishin hapur dyert e zemrat për ne.

Familje për lakmi, mikpritëse sa ndjehesha si pjesë e tyre; vajza që mësonin me zell Edi Daci-Prapashtica dhe Majlinda, plot hir e dituri e plot ambicje.

Ariani, më i vogli të cilin e quaja ‘zotëriu i vogël’ ishte aq modest e aq urtak sa më lart na dëgjohej zëri i ne të rriturve se sa i Arianit 11 vjeç.

Sa herë e pyesja diçka për shkollê, gjithmonë përgjigjjen e shoqëronte me një buzëqeshje që i mbetej gjatë në fytyrë.

I tillë do të mbetesh nê kujtesë Arian. Bjeshkën e deshte dhe i dhe frymën tënde të fundit, buzëqeshjen, shpirtin rinor.

Të fortë e le pas dhimbjen

E paç të përjetshme paqen

Komento: