Ariani ka lënë pas vete gruan dhe dy djemtë e tij

19:04 | 26 January 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Brezovicë.

Zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës, Arian Daci ka vdekur sot pasi e zuri një ortek i borës në Brezovicë.

Ai mbeti pa shenja jete, ndërsa Ardian Bakalli që ishte më të, është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Po, mund t’ju konfirmojmë se ka ndodhur orteku dhe ne kemi shkuar në vendin e ngjarjes. E kemi nxjerr trupin e pajetë, ndonëse jemi munduar të japim ndihmën tonë maksimale. Ai nuk ka dhënë shenja jete”, ka thënë për Indeksonline, Rifat Bytyqi, pjesë e Njësitit të Shpëtimit në këtë Qendër Turistike.

Ariani, djali i akademikut, Nexhat Daci, ishte pjesë e Qeverisë që nga nëntori i vitit 2017.

Ai ishte i pasionuar pas skijimit, ku përmes shumë fotografive në rrjetet sociale ka treguar se e pëlqen shumë këtë sport.

Daci pas vetës ka lënë gruan Meritën dhe dy djemtë e tij.

Për vdekjen tragjike të Arianit kanë ngushëlluar pothuajse të gjithë politikanët, të cilët ndanë dhimbje për ndarjen e tij nga jeta.

Komento: