Arifi e quan letrën e Bërnabiqit, goditje e përpjekjeve për normalizim

19:48 | 26 Dhjetor 2018

Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi ka folur për letrën e kryeministrës serbe.

Ai tha se kjo letër dërguar vendeve për tërheqjen e njohjes së Kosovës është goditja e radhës përpjekjeve për normalizim.

Arifi përmes një postimi në Facebook ka thënë se veprimet e tilla të qeverisë së Serbisë janë provokimE dhe nxitje për masa të reja tarifore.
Sipas tij kjo është edhe një dëshmi se tarifat duhet të hiqen menjëherë pas njohjes reciproke.

“Letra e kryeministres Bërnabiq dërguar vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës me kërkesë për tërheqjen e njohjes është goditje e radhës përpjekjeve për normalizim. Veprimet e tilla të qeverisë së Serbisë i shoh si provokim dhe nxitje për masa të reja tarifore. Edhe një dëshmi se tarifat duhet të hiqen menjëherë pas njohjes reciproke”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Komento: