Arifi i lumtur që Liburn Aliu mbeti jashtë kryesisë së VV-së

00:06 | 24 October 2022

Arifi i lumtur që bashkë-vendasi i tij Liburn Aliu mbeti jashtë kryesisë së VV-së.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi i është gëzuar faktit që Liburn Aliu nuk është në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Arifi e ka kritikuar shpesh Aliun, madje duke drejtuar edhe akuza të rënda.

“Ai që pretendonte të udhëheq me Luginën e Preshevës, duke keqpërdorur Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe partinë e tij. Pra, njëfarë “Perandori” (pas perdeve) i Luginës së Preshevës, sot, paska humbur pozitën kyçe në partinë e tij. Ashtu si dhe e kam paralajmëruar. Kjo është për të përshëndetur”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu e ka cilësuar Aliune dhe si karakter ”makievalist“.

”Në fakt, gjithë ata që kanë karakter makiavelist dhe që shtrijnë tentakulat e tyre edhe në Luginën e Preshevës, për të përçarë shqiptarët për interesat e tyre, ashtu siç kam paralajmëruar, janë të predestinuar të dështojnë! Si çdoherë. Edhe këtë here”, ka shkruar ai.

Komento: