
Analisti politik, Avni Arifi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos heqjen e akcizes dhe zbritjen e TVSH-së nga çmimi i naftës.
Arifi ka thënë se Qeveria e Kosovës, rritjen e çmimit, pra edhe të TVSH-së, për përafërsisht 13 cent për çdo litër të shitur ua merr qytetarëve pa të drejtë.
Ai ka theksuar se përkundër gjitha këtyre kryeministri Albin Kurti lavdërohet se prapë fiton vota.
Postimi i plotë në Facebook:
Tingëllon e pabesueshme, por është e vërtetë se Kosova, pra vendi më i varfër në Europë, është i vetmi vend që asnjë masë lehtësuese nuk e ka ndërmarrë për qytetarët e saj pas shtrenjtimit masiv të naftës.
Çdo vend europian ka bërë ose heqje akcize, zbritje TVSH apo ka ndarë mjete masive për kategoritë e prekura.
Kosova asnjë, edhe pse ka shumë instrumente në dorë. Qeveria e Kosovës, rritjen e çmimit, pra edhe të TVSH-së, për përafërsisht 13 cent për çdo litër të shitur ua merr qytetarëve pa të drejtë. E Kryeministri i saj lavdërohet se prapë fiton vota. Përnjëmend çdo popull ka regjimin që meriton.