Arifi: Kurti e ka pranuar Asociacionin, tendenca e tij që me pranu ‘por mos me ja pre shiritin’, është temë elektorale

18:33 | 28 Shkurt 2024
arifi:-kurti-e-ka-pranuar-asociacionin,-tendenca-e-tij-qe-me-pranu-‘por-mos-me-ja-pre-shiritin’,-eshte-teme-elektorale


Ekspertë të fushës po deklarohen se çështja e dinarit serb është zgjidhur në vitin 2002.

Por, se ndoshta kjo po bëhet vetëm sa për ta përshpejtuar themelimin e  Asociacionit, por duke e lën nën hije këtë të fundit.

E, ish-kryenegociatori Avni Arifi, ka dekalruar për Front Online se nuk mund të lihen nën hije obligimet që tashmë vetëm janë marrë.

Sipas tij, Qeveria Kurti e ka pranuar Asociacionin dhe siç thotë Arifi dhe tendenca e tij që me pranu “por mos me ja pre shiritin” është vetëm temë .

“Nuk është në dorën e Qeverisë së Kosovës me ‘lën nën hije’ obligimet e marrura. Qeveria Kurti e ka pranuar Asociacionin dhe tendenca e tij që me pranu ‘por mos me ja pre shiritin’, është vetëm temë elektorale dhe si truk elektoral po i bën dëm Kosovës në vazhdimësi”, ka deklaruar ai.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) tha sot për REL se bisedimet në Bruksel për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, “duhet të vazhdojnë me urgjencë”.

E, për këtë ish-kryenegociatori Avni Arifi, thotë se kjo kërkesë ka qenë e pritshme, dhe se është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës t’i trajtoj me seriozitet shumë të madh kërkesat e DASH-it.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul se vendimi i BQK-së nuk mund të anulohet. Sipas tij, rregullorja nuk i ndalon pagesat nga buxheti i Serbisë, por se ato duhet të bëhen në euro.

Kurse, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se qëllim i Kurtit është “spastrimi etnik i popullit serb nga Kosova”./Front Online/

Komento: