Arifi: Partitë do të duhej ta kishin një strategji për politikën e jashtme

09:08 | 11 January 2025
arifi:-partite-do-te-duhej-ta-kishin-nje-strategji-per-politiken-e-jashtme


Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi,për FrontOnline ka komentuar premtimet e partive politike lidhur me diplomacinë e Kosovës, duke theksuar se ato nuk kanë shumë peshë në ndryshimin e përmbajtjes.

‘’Këto premtimet e pozitës dhe opozitës, nuk kanë shumë peshë se çka mund të ndryshojnë në përmbajtje’’ thotë ai.

Sipas Arifit, shteti i Kosovës ka nevojë për një strategji për politikën e jashtme, që duhet të përmirësohet nga çdo qeveri që vjen në pushtet..

‘’Shteti i Kosovës do të duhej të kishte një strategji për politikën e jashtme dhe diplomacinë. Çdo qeveri që do të vijë në pushtet duhet të përmirësojë politikën e jashtme, por nëse nisemi nga e para, mund të përballemi me regres, jo progres,” ka thënë Arifi.

Ai ka theksuar gjithashtu  se vendet e vogla si Kosova duhet të  koordinohen për politikë të jashtme me vendet e mëdha.

‘’Çështja e politikës së jashtme e vendeve të vogla duhet të jetë në koordinim me vendet e mëdha’’, përfundoi ai.

Komento: