Arifi pas deklaratave të Escobarit: Qeveria ‘ta mbyllë gojën’ e të punoj në procesin e dialogut

17:52 | 21 Shtator 2023
arifi-pas-deklaratave-te-escobarit:-qeveria-‘ta-mbylle-gojen’-e-te-punoj-ne-procesin-e-dialogut


Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi në një prononcim për Front Online ka komentuar deklaratat e sotme të Escobarit lidhur me qëndrimet e Kurtit pas takimit në Bruksel.

Arifi tha se Qeveria Kurti duhet ‘ta mbyllë gojën’ e të punoj në procesin e dialogut.

“Edhe deklarata e Escobarit se Lajçak do të mbetët aty i bie që nuk mund të ndërhyrje askush në punën e ndërmjetësuesve si dhe kjo do të thotë që deri në fund të dialogut do të bashkpunoj dyshja bashkë. Qeverisë i bie të vazhdojë punën dhe ta mbyllë gojën që të punoj më shumë se sa të flas”, theksoi Arifi për Front Online.

Arifi ka deklaruar se qëndrimet e Escobarit duhet të jenë sinjal për Qeverinë që të jenë më të hapur.

Përmendja e 1.5 milionë banorëve të Kosovës, sipas Arifit, po tregon fuqinë që ka vendit në Ballkan.

“Këto deklarata për Qeverinë janë një dërgim i sinjalit që duhet të jenë më të hapur për dialogun të ketë një partneritet. Sinjali tjetër edhe më i vështirë për 1.5 milionë banorë ku ju ka drejtuar edhe shoqërisë kosovare që Kosova është një vend i parëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, përmendja e banorëve po tregon fuqinë reale që ka Kosova në Ballkan kjo po vërehet që pa ndihmën e SHBA dhe BE nuk mund të lëvizim”, tha Arifi.

 Kjo është deklarata e plotë e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës. Më duhet të them edhe diçka tjetër. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës. I kërkova Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga qeveria e Kosovës, por qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme”, tha diplomati amerikan.

Komento: