Arifi: Refuzimet Kurtit për takim me Vuçiqin tregojnë arrogancë, veprime tërësisht elektorale

09:42 | 28 Qershor 2024
arifi:-refuzimet-kurtit-per-takim-me-vuciqin-tregojne-arrogance,-veprime-teresisht-elektorale


Ish kryenegociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Avni Arifi thotë për “Front Online” se thotë se sjellja dhe refuzimet e Kurtit përsa i përket takimit me Vuçiqin janë arrogante, gjë për të cilën Kosova nuk ka nevojë në këtë fazë.

“Sa u përket kërkesave, veçanërisht asaj për drejtësi që është kërkesë legjitime, që e kërkon edhe populli i Kosovës dhe gjithmonë çdo lider i Kosovës do ta ketë përkrahjen për një gjë të tillë. Sa u përket kërkesave tjera, sjellja dhe refuzimet e tij që të takohet me Vuçiqin  besoj që është një lloj arrogance që Kosovës nuk i duhet në këtë fazë”, thotë ai.

Kushtin e Kurtit për nënshkrim për implementim të marrëveshjeve, Arifi e sheh veprim koti.

“Sa i përket nënshkrimit për implementimin e marrëveshjeve  është një veprim krejt koti, pasi ato janë fut në kapitullin e 35-të të BE-së.”

Arifi thotë se sjellja e Kurtit është tërësisht elektorale, pasi sipas tij, dëshiron me prezentu veten si njeri i fortë.

“Është tërësisht elektorale prezentimi si njeri i fortë si ai që i përcakton kushtet e dialogut, si duket në vlerësimet e tij ka efekt pozitiv elektoral. Ne do të shohim situata të tilla”, thotë Arifi për Front Online.

Komento: