Arifi: Sanksionet s’do të hiqen deri në realizim të pikave të marrëveshjes së Bratislavës

08:47 | 04 Shtator 2023
arifi:-sanksionet-s’do-te-hiqen-deri-ne-realizim-te-pikave-te-marreveshjes-se-bratislaves


Për shkak të mosshstensionimit të situatës në veri të vendit kohë më parë Kosovës iu vendosën masa nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të njëjta vazhdojnë te jenë ende në fuqi.

Por, se ish-kryenegociatori Avni Arifi thotë se të tilla do të mbesin të paktën deri sa të realizohen në tërësi pikat e marrëveshjes së Bratislavës

Ndërsa, deklaron se ato nuk do të duhej të vendoseshin fare.

“Ne besojmë se nuk do të duhej të vendoseshin, por mënyra, qasja që ka bërë Qeveria e Kosovës që nga targat, pastaj mënyra qysh i është qas komunave veriore ne e kemi konsideruar si të gabueshme dhe ky është një realitet pa marrë parasysh se a pajtohemi apo jo, sanksionet janë një realitet dhe ato nuk pritet që të hiqen të paktën derisa të realizohen në tërësi pikat e marrëveshjes së Bratislavës, e si duket Qeveria e Kosovës nuk e ka për urgjencë implementimin e atyre pikave”, është shprehur Arifi për Front Online.

Komento: