Arifi: S’besoj që Qeveria ‘Kurti’ do t’i zbatoj marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit, nuk ka disponim politik

20:08 | 01 Korrik 2024
arifi:-s’besoj-qe-qeveria-‘kurti’-do-t’i-zbatoj-marreveshjen-e-brukselit-dhe-te-ohrit,-nuk-ka-disponim-politik


Njohësi I çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë për “Front Online” se Qeveria gjermane drejtëpërdrejtë po kërkon përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës që ta themeloj Asocicacionin dhe të vazhdoj me zbatimin e marrëveshjes.

Mirëpo, Arifi thekson se është e paqartë se çfarë përfiton Kosova për t’i zbatuar këto kërkesa, duke e quajtur fajtore qeverinë e Kosovës.

“Qeveria gjermane drejtëpërdrejtë po kërkon përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës që ta themeloj Asocicacionin dhe të vazhdoj me zbatimin e marrëveshjes. Po e thonë në formë unilaterale që Kosova me i zbatu marrëveshjet e zotuara në Bruksel dhe në Ohër. Ajo se çka nuk është e qartë është se çka do të përfitoj Kosova konkretisht, jo vetëm për t’i marrë disa lekë për me i zbatu disa marrëveshje që është ndërshtetërore por a përfiton Kosova anëtarësimin në NATO dhe njohje nga pesë vendet e BE-së?”, thotë ai.

Arifi thotë se nuk beson që Kurti do ta zbatoj marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit sepse nuk ka disponim as politik por as qytetarë për tu bërë një gjë e tillë

“Këtu s’është fajtore qeveria gjermane por ajo e Kosovëse cila nuk po i specifikon/qartëson gjërat. Pra, ne po e bëjmë a e marrim këtë apo atë. Unë nuk besoj që qeveria Kurti do ta zbatoj marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit sepse nuk ka disponim as politik por as qytetarë për tu bërë një gjë e tillë. Po besoj që do të shkohet në zgjedhje nëse veç bëhet në presion më i madh para se të mirret një vendim kaq i madh dhe shtetëror”, tha Arifi.

Komento: