
Kandidati për deputet i AAK-së, Avni Arifi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit s’e ka pritur mirë faktin që AAK ka refuzuar ftesën për takim.
Arifi ia ka kujtuar Kurtit se nuk e kishte ftuar fare AAK-në për diskutimet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas zyrtarit të AAK-së, Kurtit sot po i duhet AAK-ja për çështjen e presidentit.
“Kur foli dje Kurti për Aleancën, e kisha bindjen se ai përnjëmend beson se shqiptarët e kanë memorien e mizës. Ishte prekë tipi një “çikë” që Aleanca nuk ia ofroi hundën me ia ngrehë, por e kishte harruar që vetëm pesë muaj më parë Aleancën, siç tha ai dje, “të respektuar” (vakia e Zotit), as që e kishte ftuar në bisedime për krijimin e institucioneve.
Aleanca është e njëjta parti, të njëjtit njerëz dhe, përsërisë, të njëjtat qëllime. Ndryshimi i vetëm është se atëherë nuk i duheshim, sot po. Jo për krijim institucionesh sepse ai i ka numrat per kuvend e qeveri por per krijim te narratives se rrejshme se don me gjete koncenzus për Presidentin”, ka shkruar Arifi.
“Aleanca me ofertën e saj e ka treguar se interesin e vendit e vendos para interesit partiak. Nuk kerkon as nuk don asgje per vehte nga Kurti por as nuk e ka marre malli per biseda konstruktike me te
Kosova nuk ka kohe per “ llafe konstruktive”. Kosova ka nevoj për zgjidhje konstruktive. Gjashtë pikat e ofruara janë ofertë ku përfituesi më i madh është veç Kosove”, ka shkruar ai.