Arifi: Takimi në Bruksel tërësisht politik, Qeveria dëshmoi joseriozitet dhe dëmtim të pozicionit negociues

17:33 | 28 Shkurt 2024
arifi:-takimi-ne-bruksel-teresisht-politik,-qeveria-deshmoi-joseriozitet-dhe-demtim-te-pozicionit-negociues


Ish-kryenegociatori Avni Arifi ka folur edhe për përfaqësuesit që kanë marrë pjesë në takimin e së martës në Bruksel.

Sipas tij, takimi trepalësh në Bruksel ka qenë tërësisht politik.

Dhe, se me këtë siç thotë Arifi, Qeveria e Kosovës me këtë veprim ka dëshmuar joseriozitet dhe dëmtim të pozicionit negociues.

“Kjo logjika e mashtrimit se ky është proces teknik e jo politik jo që është joadekuat por është shumë i dëmshëm. Kur kanë filluar bisedimet “teknike: në vitin 2011 atëkohë Vetëvendosja pretendonte se asgjë teknike nuk ka në raport me Serbinë por gjithçka është politike. Edhe takimi në Bruksel pavarësisht se kush ka marrë pjesë është tërësisht politik dhe Qeveria e Kosovës me këtë veprim vetëm ka dëshmuar joseriozitet dhe dëmtim të pozicionit negociues të vetvetes dhe asgjë më shumë”, është shprehru Arifi për Front Online.

Komento: