Arifi: Vendimi për Manastirin nuk u mor për Kosovën, por për një metër katror të postit të Albin Kurtit

22:03 | 13 Mars 2024
arifi:-vendimi-per-manastirin-nuk-u-mor-per-kosoven,-por-per-nje-meter-katror-te-postit-te-albin-kurtit

Zyrtari i AAK-së, Avni Arifi, tha se zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit u bë për ta ruajtur karrigen e vet kryeministri Albin Kurti.

“Nuk është vendim që është bë për Kosovën por është bë për një metër katror të postit të kryeministrit për me mbajtë qat vend”, tha Arifi në T7.

“Ne e kemi pa rrethin, është një rreth i shtrënguar rreth kryeministrit sepse kjo sjellje arrogante e tij ndaj të gjithëve, ndaj SHBA-së, BE-së, Shqipërisë, Maqedonisë, ndaj partive – hajna, ndaj shoqërisë civile, mediave etj, ka mbërri në një pikë ku për me ruajtë qat karrige duhet me vepru”, u shpreh ai.

Komento: