Arijanet Muric i bashkohet kombëtares në ndeshjen kundër Danimarkës

20:13 | 18 Mars 2019

Arijanet Muriq është i gatshëm të luajë me kombëtaren në ndeshjen e së enjtes dhe të 25 marsit.

Portieri i talentuar i “Dardanëve”, i është bashkuar skuadrës së Kosovës dhe është në dispozicion të Bernard Challandes para ndeshjeve në stadiumin “Fadil Vokrri”, me Danimarkën e Bullgarinë, raporton Gazeta Express.

Muric ka publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook duke treguar se është gati për ndeshjet e 21 dhe 25 marsit.

Muric pritet të jetë titullar në ndeshjet që Kosova do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet reagimi i Bernard Challandes, kur u pyet për shiritin e kapitenit, pasi edhe Valon Berisha e Hekuran Kryeziu do të mungojnë – ky i fundit mund të rikuperohet për ndeshjen e së hënës me Bullgarinë.

“Hekurani mund të jetë kapiten. Valoni mungon dhe nëse Ujkani është rezervë, Hekurani ka karakter. Nëse nuk luan Hekurani, duhet ta gjejmë dikë tjetër”, tha Challandes në një konferencë për media në Prishtinë.

Komento: