FC Bayern ka rinovuar kontratën me sulmuesin shqiptar, Arijon Ibrahimovic deri në vitin 2025.
17-vjeçari u transferua në kampusin e FC Bayern në vitin 2018 dhe u përfshi në kampin stërvitor të ekipit të parë javën e kaluar.
Hasan Salihamidzic, anëtar i bordit sportiv të FC Bayern:
“Ne jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar kontratën me Ari Ibrahimovic. Ai është zhvilluar shumë mirë me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës sonë të parë.
”Arijon Ibrahimovic poashtu ishte shumë i lumtur”.
“Jam shumë krenar dhe falënderues. Është një ëndërr e realizuar për mua. Mezi po pres hapat e ardhshëm në FC Bayern.”