Ariu i murrmë shfaqet në Suharekë, ja si e bllokoi komunikacionin

12:36 | 18 Tetor 2019

Ariu i murrmë është shfaqur në komunën e Suharekës.

Në fshatin Popolan të Komunës së Suharekës është parë një ari i murrmë, i cili është incizuar nga disa persona të kësaj ane

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar ariu ua ka zënë rrugën disa persona në këtë fshat, pasmje të cilat ua sjellim më poshtë.

Kujtojmë, që arusha e murrme u bë hit medial muajin e fundit, për ashpërsimet e saj. U tha se kjo ndodhi pasi dikush nga banorët ia kishte mbytur këlyshët.

Komento: