Ariu i uritur polar udhëton 1500 kilometra dhe zbret në qytet

23:00 | 19 Qershor 2019

Një ari i uritur polar është vërejtur këtë javë në një qytet industrial rus në Siberinë veriore.

Ariu është parë në Norilsk, dhe raportohet se udhëtoi 1500 kilometra larg vendbanimit të saj natyror Arktik, njofton Klan Kosova.

Siç vërehet në pamjet e shkrepura nga mediat e huaja, ai duket i rraskapitur.

Zyrtarët në qytetin rus të Norilsk paralajmëruan banorët për ariun. Ata shtuan se ishte i pari i cili zbriti në këtë zonë për më shumë se 40 vjet.

Kjo arush polare, qëndronte e dëshpëruar për orë të tëra ndërsa këmbët e saj po ngjisnin në baltë ku herë pas here ajo nuhaste për ushqim.

Anatoli Nikolaichuk, i cili kryeson departamentin e gjuetisë të qytetit, tha se zyrtarët nuk kanë vendosur ende nëse ariu mund të kthehet në habitatin e saj të vërtetë.

Komento: