Një rrëfim i rrallë ka ardhur nga një 82 vjeҫar nga Prizreni.
Avdyl Gega, i moshuari nga fshati Korishë e Prizrenit i cili në vitin 2007 kishte eliminuar një ari, i cili rrezikonte jetën e djalit të tij, Ylberit 10 vjeçar atë kohë.
Por para kësaj, një ari i kishte privuar nga jeta të bijën Gegës më 1988.
‘’Po më 1988 me 28 gusht ma ka privu nga jeta arusha në Kabash. Sa ka arusha në krejt Kosovën nuk bahen sa n’Kabash. E ka lon n’ven. Shoqja u kanë me lopë me qat çikë, unë isha në dasëm. Kur ka ardhë shoqja e ka lanë afër malit ka shku me i marr bukë çikës. E ka privu nga jeta çikën’’, ka deklaruar Gega në Frontal.
82 vjeçari thotë se më lehtë e ka pasur të luftojë me armikun serb se sa me egërsirat.
Aktualisht, Gega thotë se ka ende disa ari në zonën ku jeton.