Arjanet Muriq në ekipin e vitit U-21 në Premier League – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Arjanet Muriq në ekipin e vitit U-21 në Premier League

18:50 | 16 Maj 2019

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, është përzgjedhur në ekipin më të mirë U21 në Premier Ligë, nga “Goal”.

Talenti kosovar nuk u paraqit fare në Premier Ligë, por ishte numri një te kampioni Manchester City në ndeshjet e Kupës EFL.

“Goal” ka lavdëruar portierin e ri të Kosovës duke përmendur edhe debutimin për kombëtaren.

“Ka qenë një sezon i mirë për Arijanet Muriqin. Në moshën 20-vjeçare, zgjodhi të luajë dhe më pas debutoi për Kosovën dhe fitoi Premier Ligën me Manchester Cityn. Portieri i ri u zgjodh nga Pep Guardiola si zgjedhja e parë për Kupën EFL. Muriqi u paraqit në pesë nga gjashtë ndeshjet e Cityt për të fituar titullin, duke mbajtur katër herë portën e paprekur, duke pësuar një gol, e duke pritur dy penalti në fitoren në çerekfinale ndaj Leicesterit”, ka shkruar “Goal” për Muriqin.

Arijanet Muriqi (Manchester City), Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Juan Foyth (Tottenham), Joe Gomez (Liverpool), Ryan Sessegnon (Fulham), Declan Rice (ëest Ham), Matteo Guendozi (Arsenal), David Brooks (Bournemouth), Richarlison (Everton), Marcus Rashford (Manchester United), Dëight McNeil (Burnley) bëjnë pjesë në ekipin më të mirë të Premier Ligës U21, sipas “Goal”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!