Arjen Robben – Bayern Munich, ndodh ajo qe nuk e ka pritur askush!

15:59 | 13 Prill 2019

Ylli holandez pritet të largohet nga Bayern Munich.

Arjen Robben ka thënë se nuk është i sigurt se do të mund të luajë për Bayern Munichun përsëri, derisa vazhdon përpjekjet për ta lënë pas dëmtimin në shpinë.

Holandezi i magjishëm i krahut, ka shënuar 98 gola në Bundesligë në 198 paraqitje me rekordmenin gjerman, qëkur iu bashkua bavarezëve nga madrilenët në verën e vitit 2009.

Për herë të fundit, Robbeni u paraqit me Bayernin në barazimin 1:1 me Freiburgun, në muajin nëntor, transmeton KTV. Më pas, ai vuajti nga dëmtimi në shpinë, gju si dhe zgjatje të muskujve.

Me pesë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, 35-vjeçari është duke e menduar edhe largimin nga skuadra dhe përshëndetjen me tifozët e skuadrës.

Komento: