
Një grabitje në një supermarket në provincën e Firences të Italisë ka dështuar në mënyrë të pazakontë, pasi një arkëtare e re, në ditën e saj të parë të punës nuk arriti ta hapte arkën kur u kërcënua nga hajduti.
Sipas mediumit italian, “Il Tirreno”, grabitësi hyri në supermarket dhe i kërkoi punonjëses t’i dorëzonte paratë, megjithatë, për shkak të mungesës së përvojës, 20-vjeçarja nuk mundi ta hapte arkën.
Ndërkohë, klientët dhe punonjësit e tjerë e kuptuan situatën dhe ndërhynë, ndërsa u njoftuan edhe karabinierët, i gjendur nën presion, hajduti u detyrua të largohej duarbosh.
Edhe pse policia u vu në ndjekje, autori arriti të arratisej para mbërritjes së forcave të rendit.