Armando “bombardon” portën e Baselit, moti gol më të bukur s”keni parë

18:05 | 07 Prill 2019

Ai ka shënuar golin më të mirë në karrierë.

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku është bërë prptagonist sot duke shënuar një super gol ndaj Baselit të Xhakës.

27-vjeçari e nisi sfidën nga stoli, teksa u aktivizua në fillimin e pjesës së dytë.

Vetëm 20 minuta i kanë mjaftuar “bomberit” shqiptar, për të nxjerrë nga repertori i tij një perlë duke kaluar në avantazh skuadrën e Luganos me një gol të mrekullueshëm nga afro 40 metra.

Ndërkohë vendasit barazuan rezultatin në minutën e 75-të me anë të Suchy.

Komento: