Armando Broja mund të huazohet te skuadra londineze

13:09 | 28 Nëntor 2023

Mediat në Britaninë e Madhe, shkruajnë se ekipi i Chelsea është i gatshëm ta japë Armando Brojën si hua te ekipi i Fullhamit.

Sipas “Daily Mail”, Fullham është interesuar për sulmuesin kuqezi, lëvizje që mund të ndodhë në merkaton e janarit.

Broja bëri debutimin e tij të parë që nga rikthimi në gjendje të plotë në një fitore 2-0 kundër Fulham më 2 tetor.

Ai është paraqitur gjashtë herë në të gjitha përballjet, duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asistim.

Komento: