Armando Duka mori një lajm shumë të hidhur, ai ka humbur personin më të dashur të tij.
Nëna e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është ndarë nga jeta sot në moshën 81-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga njëri prej djemve të saj, Agron Duka, që ka njoftuar dhe se nuk do të ketë ceremoni mortore siç edhe i ka hije shqiptarëve, por vetëm e rrethit të ngushtë familjar.
“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare e cila ka qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese. Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.
Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.
Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falënderoj për mesazhet tuaja!”.