Armatoset FSK, blen pajisje në vlerë prej 2.5 milionë euro – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Armatoset FSK, blen pajisje në vlerë prej 2.5 milionë euro

15:55 | 31 Korrik 2019

Forca e Sigurisë së Kosovës do të përforcohet me gjashtë kampion të ndryshëm dhe një rimorkio.

Vlera e këtyre pajisjeve do të kap shifrën prej 2.5 milionë euro.

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur këtë javë fituesit për blerjen e disa automjeteve për ushtrinë e vendit.
Tenderi është ndarë në shtatë lote.

Në përshkrimin e shkurtë të lëndës së kontratës specifikohen detajet e blerjes së këtyre automjeteve.

“Furnizim me kamion të ndryshme e ndarë në 7 pjesë sipas specifikimit teknik të kërkuar dhe TeR të përcaktuar në dosjen e tenderit dhe në njoftimin për kontratë. Furnizimet do te bëhen sipas përshkrimeve teknike dhe sasive të dhëna ne DT , me qëllim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së”, thuhet në përshkrimin e kontratës, shkruan ORAinfo.

Më tutje aty njoftohet për modeline paisjeve të blera:

Pjesa 1- Furnizim me kamion multi funksional 4×4

Pjesa 2- Furnizim me kamion 5 deri 40 T , 4×4

Pjesa 3- Furnizim me kamion hook loader 6×6

Pjesa 4- Furnizim me kamion hook loader 8×8

Pjesa 5- Furnizim me kamion kontejner autocisterne për derivate 5 T

Pjesa 6- Furnizim me kamion kontejner frigorifer 4×4

Pjesa 7 Furnizim me rimorkio për bartjen e automjeteve deri ne 30 T

Që të gjitha këto paisje sipas shpalljes ë fituesev buxhetit të vendit do t’i kushtojnë rreth 2.5 milionë euro.

Kujtojmë se edhe vendet e rajonit kohën e fundit kanë shpenzuar në armatosjen e ushtrive të tyre. Së fundmi Serbia ka pranuar një numër të konsiderushëm të aramtimit nga Rusia. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!