Armatosja e Serbisë nga Kina, reagon Hoxhaj

18:15 | 10 Prill 2022

Kina mendon ta furnizojë Serbinë me armë.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj,ka thënë se dërgesa e armëve nga Kina në Serbi, përbën kërcënim serioz veçanërisht për Kosovën.

Hoxhaj tha përmes një postimi në Twitter se “jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive”.

“Dërgesa e fundit i armëve nga Kina në Serbi, më parë edhe nga Rusia, përbën një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për Kosovën. Jemi në një epokë kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive. Kina dhe Serbia kanë zgjedhur këtë të fundit për të qenë bashkë”, ka shkruar Hoxhaj.

Komento: