Armëmbajtje pa leje/ Arrestohen pesë persona, tre në Podujevë e dy në Prishtinë

15:33 | 24 Shkurt 2024
armembajtje-pa-leje/-arrestohen-pese-persona,-tre-ne-podujeve-e-dy-ne-prishtine

Janë arrestuar pesë persona për armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se tre prej tyre jjanë arrestuar në Podujevë dhe dy në Prishtinë.

Raportet e plota nga policia:

Podujevë  23.02.2024 – 08:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) pasi që, nga vetura kanë shtënë me armë zjarri. Është sekuestruar një pistoletë me dy fishekë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Podujevë  23.02.2024 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 28 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 23.02.2024-17:30. Është raportuar se në hapësirat e shkollës së mesme është parë një person me një armë. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar dhe nga ai është  konfiskuar një revole.   Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 23.02.2024-23:15.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe konfiskuar një revole me 17 fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Front Online

Komento: