Armend Muja iu kërkon deputetëve të VV-së që të mos votojnë pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti

12:51 | 19 January 2023

Partitë opozitare janë deklaruar se do të të votojnë pro ndryshimit të Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, i cili do të mundësonte tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti.

Ky projektligj nuk ka marrë përkrahjen e Komisionit për Buxhet. Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja ka thënë se ky propozim është i dizajnuar në atë mënyrë që nuk e lufton inflacionin, por favorizon shtresën e mesme të lartë dhe shtresën e lartë.

“Ky kuvend e ka dhënë verdiktin për këtë ligj. Ky propozim është i dizajnuar në atë mënyrë që nuk e lufton inflacionin përkundrazi shtresa e mesme e lartë dhe ajo e lartë rrezikon me ia bartë inflacionin shtresës së varfër”, tha Muja ndër të tjera.

Ai i bëri thirrje grupit parlamentar të Vetëvendosjes që të mos votojnë pro kësaj nisme.

“Nuk rekomandojmë tërhjekjen dhe në emër të grupit parlamentar nuk kemi argument tjetër përpos të rekomandojmë deputetët tanë që të mos e votojnë”.

Komento: