Muja prezanton projektbuxhetin për vitin 2023: Më i larti në historinë e Kosovës.
Armend Muja, kryetar i Komisioni për Buxhet e ka paraqitur para deputetëve projektbuxhetin për vitin 2023.
Ai ka theksuar se vlera totale e buxhetit do të jetë 3.2 miliardë euro, njofton KlanKosova.tv
“Është buxheti më i lartë në historinë e Kosovës”, ka shtuar ai.
“Shpenzimet e propozuara janë një miliard më të larta sesa e qeverive të viteve 2019-2020 dhe ndoshta edhe 2021”.
Muja ka treguar se të hyrat më të mëdha do të jenë nga Totali mbi Vlerën e Shtuar ku ka theksuar se do të ketë dyfishim të tyre.
Deputeti i Vetëvendosjes ka treguar gjithashtu se shpenzimet për paga janë rritur në 746 milionë nga 671.