Armend Zemaj flet pas emërimit të Arben Vitisë: Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon, dështimi e degradimi vazhdon

17:37 | 26 December 2022

Emërimi i Arben Vitisë, Zemaj: Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon, dështimi e degradimi vazhdon.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pasi Arben Vitia është emëruar sërish ministër i Shëndetësisë.

Ish-ministri i Shëndetësisë tha se me Vitinë në këtë dikaster do të vazhdojë, sipas tij, degradimi.

“Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon”.

“Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!”,ka shkruar Zemaj.

Komento: