Armend Zemaj kërkon avancim gjithëpërfshirës të sektorit të shëndetësisë

14:56 | 11 Dhjetor 2025
Armend Zemaj kërkon avancim gjithëpërfshirës të sektorit të shëndetësisë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka theksuar se sektori i shëndetësisë ka nevojë për një avancim gjithëpërfshirës dhe të mirëkoordinuar.

Ai ka potencuar se përmirësimi i shërbimeve publike dhe private duhet të ecë paralelisht, duke qenë komplementare dhe jo në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Sipas tij, shëndetësia nuk duhet të përdoret si mjet politik, siç ka ndodhur gjatë qeverisjes në ikje.

Ai ka shtuar se shëndeti i qytetarëve duhet të mbetet prioriteti kryesor i institucioneve, duke kërkuar angazhim serioz dhe investime që garantojnë cilësi më të lartë të shërbimeve për të gjithë.

Komento: