Armend Zemaj: Liderët po i bëjnë favor Serbisë me deklarata të pafalshme, janë të paaftë

08:31 | 06 Shtator 2023
armend-zemaj:-lideret-po-i-bejne-favor-serbise-me-deklarata-te-pafalshme,-jane-te-paafte

“Pezullimi i vendimit për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët që nga 1 janari i vitit të ardhshëm do ta vriste dialogun Kosovë-Serbi”.

Kështu ka thënë të mërkurën presidentja Vjosa Osmani, në një kundërpërgjigje ndaj presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Me deklaratën e Osmanit, nuk po pajtohet një ish- bashkëpartiakë i saj.

Deputeti Armend Zemaj në një intervistë për Front Online, ka kritikuar gjuhën të cilët liderët e Kosovës po përdorin me ndërkombëtarët.

Ai thotë se thirrja e Macronit duhet të merret seriozisht.

“Gjuha të cilën e përdorin liderët, pothuajse që fare nuk e kanë interesimin dhe hallet e qytetarëve. Liria e lëvizjes është domosdoshmëri, do të krijonte kushte dhe rrethana të reja për rininë, për qytetarët, për të gjithë neve, dhe mendoj që çdo thirrje duhet të trajtohet në mënyrë serioze, por jo të anashkalohet dhe të gjykohet si fakt personal i një lideri, sidomos Gjermanisë, Francës, së shteteve që kanë impakt në integrimet e shteteve të tjera dhe në procesin e dialogut në përgjithësi”, tha ai për Front Online.

 

Zemaj: Dialogu po trajtohet në mënyrë të pafalshme, deklaratat e liderëve në favor të Serbisë

Armend Zemaj, deputet nga radhët e LDK-së, në një intervistë për Front Online thotë se mënyra se si po trajtohet dialogu dhe vendet mike, është e pafalshme.

Ai thotë se sjella e liderëve tonë me aleatët është në favor të Serbisë.

“Kjo i bënë favor Serbisë, i hap dyert aty ku i kanë pasur ata të mbyllura për shkak të gjenocidit dhe krimet e mëdha që i kanë bërë në Ballkan edhe në Kosovë, dhe është e pafalshme për mënyrë se si po trajtohet dhe dialogu, dhe si po trajtohet edhe partneriteti me SHBA-të, dhe me vendet mike evropiane”, tha ai për Front Online.

Andaj, sipas tij, me deklarata duhet të ketë kujdes.

Zemaj thotë se qeveria aktuale ka shenja me orientime joperëndimore.

“Për mendimin tonë deklaratat duhet të jenë të matura, duhet të jenë korrekt me punën dhe përkushtimin tonë, por mbi të gjitha edhe me kapacitetet tona që me pasë një fuqi të madhe të vendimmarrjes por edhe të nevojës në raport me këto shtete të cilat e kanë ndihmuar republikën e Kosovës. Fatkeqësisht ka nuanca tek kjo qeveri që në pjesën ideologjike kanë orientime joperëndimore dhe me këto pasoja jemi duke u përballë”, tha ai për Front Online.

 

 

 

 

Vendimi për librat/ Zemaj: Paaftësi e tepërt, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që tekstet shkollore të blihen nga prindërit përmes subvencionimit.

Ky vendim pati reagime të shumta.

E këtë veprim të ministrisë, deputeti Armend Zemaj po e quan paaftësi të Qeverisë.

Ai në një intervistë për Front Online akuzon qeverinë se ky vendim u bë për interesa financiare e korruptive.

“Keqmenaxhim, paaftësi e tepërt, është diçka që e ke pasë të gatshme, diçka që ka qenë praktikë, diçka të cilën prindërit dhe qytetarët e Kosovë se kanë pasë jashtë mendjes së tyre si barrë se si do të fillojë viti i ri shkollor. Kjo mënyrë dhe kjo qasje është treguar se aty ka interesa financiare, ka interesa korruptive, ka interesa të cilat ata në mënyrën se si i kanë trajtuar tani është duke e bartur barrën qytetari”, tha ai.

Vendimi për librat, për Zemajn është skandal, që tregon fytyrën e Qeverisë.

“Kjo ka qenë skandal më vete, kjo duhet të trajtohet seriozisht dhe  këtë qasje që askush nuk duhet me dhënë përgjegjësi për asgjë dhe me i kthy skandalet dhe dështimet në normalitet është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie”, u shpreh ai.

 

Ish-ministri Zemaj: Tri vjet me këtë qeveri, në shëndetësi vetëm harrnim kanë bërë

Armend Zemaj, ish – ministër i Shëndetësisë në një intervistë për Front Online foli për  problemet me të cilat po përballet ky dikaster.

Ai në një intervistë për Front Online thotë që këto tri vite të kësaj qeverisje, janë vite të harrnimit.

“Këto tri vite më mirë të themi që janë vitet e harrnimit, aty këtu ndonjë intervenim emergjent, por pa ndonjë plan ose strategji afatgjate e cila përmirëson dhe avancon shërbimet shëndetësore në të gjitha institucionet e republikës së Kosovës, posacërisht në ato publike ku është fokusi më i madh”, tha ai për Front Online.

 

 Vdekja e gruas nga Malisheva në ordinancë private, Zemaj: Nuk e mori askush përgjegjësinë

Në Malishevë ka vdekur një grua në mënyrë tragjike pas një trajtimi që mori në një ordinancë private stomatologjike.

Kjo sipas ish- ministrit ka qenë për shkak të mungesës së inspektorëve.

E për këtë vdekje, Armend Zemaj për Front Online tha se nuk e mori askush përgjegjësinë.

“Pjesa e mbikëqyrjes ka qenë evidente, mungesë afatgjate e rritjes së numrit të inspektorëve, në këto tri vite vetëm tani ka dalë një konkurs për lëvizje dhe është e cunguar, është jo në konfrom ligjeve dhe është trajtuar edhe nga ne, dhe nga mediat . Përgjegjësia për të cilat kanë dalë, mbetet akoma peng, ose mbetet pezull i një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë dhe asgjë tutje, sikurse kishte me raste tjera në vitet e kaluara”, tha ai për Front Online.

 

 

 

 

 

Komento: