
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se armëpushimi me Iranin kishte mbaruar në fillim të kësaj jave.
Tani Teherani i po i godet përsëri fqinjët e Gjirit, ndërsa sulmet e SHBA-së po bëhen më intensive.
Dhe Ngushtica e Hormuzit, me sa duket, është mbyllur përsëri – sipas Gardës Revolucionare të Iranit.
Ky raund i fundit i përshkallëzimit filloi të shtunën në mbrëmje kur një tjetër anije tregtare u shënjestrua në brigjet e Omanit, këtë herë një anije kontejnerësh me flamur të Qipros.
Garda Revolucionare tha se qëlloi një të shtënë paralajmëruese pasi anija mori një rrugë të pamiratuar përmes Ngushticës së Hormuzit.
Ekuipazhi u evakuua me një varkë shpëtimi dhe një shtetas indian është i zhdukur.
Në përgjigje, SHBA-të sulmuan Iranin për herë të tretë këtë javë.
Komanda Qendrore e SHBA-së ka publikuar pamje të disa prej 140 sulmeve që thotë se u kryen me urdhër të presidentit.
“Irani bëri një zgjedhje të keqe. Tani ata paguajnë”, deklaroi Pete Hegseth, Sekretari i Luftës i SHBA-së.