Armët pa leje po i vrasin kosovarët

13:24 | 15 September 2019

Numri i privimeve nga jeta në vendin tonë është shtuar dukshëm ditëve të fundit.

Javën e kaluar në lagjen e Spitalit në Prishtinë, u privuan nga jeta dy persona ndërsa tre të tjerë mbetën të lënduar. Shkak i kësaj ngjarje ishte një mosmarrëveshje pronësore.

Po ashtu, këtë të javën e kaluar ndodhi një plagosje mbrapa Teatrit Kombëtar në kryeqytet, dhe një tjetër në komunën e Pejës.

Arsye për këto plagosje është edhe numri i madh i armëmbajtjeve pa leje që i posedojnë qytetarët.

Ndërkohë, në Policinë e Kosovës thonë për lajmi.net se brenda tetë mujorit të parë të këtij viti janë konfiskuar 996 armë të llojeve të ndryshme pasi poseduesit e tyre mbanin ato në mënyrë të paligjshme. Po ashtu, janë konfiskuar edhe 11 192 copë municion.

Krahasuar me periudhën janar – gusht të vitit të kaluar, numri i vrasjeve këtë vit është më i vogël.

Në periudhën janar – gusht 2018 kanë ndodhur 24 raste të vrasjeve, kurse në periudhën janar – gusht 2019 kanë ndodhur 16 raste ‘Vrasje’, pra ka një rënie për -33.33%.

Komento: