Arnold Gjergjaj ia tërron në raundin e katër bokserit boshnjak

14:25 | 16 December 2018

Shqiptarët po tregohen të suksesshëm në sportin me të vjetër në botë.

Arnold Gjergjaj është fitues në duelin me boshnjakun Mirko Tintor, njofton Albinfo.ch.

Të shtunën në mbrëmje, boksieri shqiptar Gjergjaj, pas stërvitjeve të gjata dhe me plotë përkushtim, pa mos i dhënë aspak shansin kundërshtarit boshnjak Tintor, arriti te rezultati i dëshiruar. Ai e fitoi këtë luftë në Grand Casino në Basel, në raundin e katërt.

“I tregova kundërshtarit që unë jam i përgatitur. Jam i kënaqur me këtë luftë”, ka thënë Arnold Gjergjaj në deklaratën për Telebasel-in.

Kundërshtari i “Cobras” ka qenë rreth 30 kilogramë më i rëndë. Për boksierin gjakovar me banim në Prateln të Baselit, ishte fitorja e 32-të në ndeshjen e 34-t.

Komento: