Burnley e ka siguruar inkuadrimin në elitën e futbollit anglez për edicionin e ardhshëm.
Skuadra angleze nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany siguroi “biletën” që dërgon në Premierligë disa xhiro para fundit të kampionatit në Championship.
Për ta shënuar këtë sukses, Burnley triumfoi 1:2 në udhëtim te Middlesbrough këtë mbrëmje, në kuadër të javës së 40-të.
Për Burnleyn në portë ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriq, i cili pritet që të mbrojë portën e Burnleyt edhe në Premierligë.
Kur janë zhvilluar 40 xhiro në Championship, Burnley ka 87 pikë në vendin e parë, 11 më shumë se Sheffield United.